Kirurgjia e Kataraktit

Pse Duhet Zgjedhur Dr. Taneja?

  • Dr. Taneja ka përvojë të gjerë të ndërhyrjeve të zakonshme dhe të ndërlikuara të kataraktit.
  • Trajnimi i tij i gjerë dhe përvoja e gjatë kirurgjikale i mundësojnë atij të zgjedhë lentet përthyese dhe rezultatin e duhur për pacientët e tij.
  • Ai mëson brezin e ardhshëm të oftalmologëve dhe kirurgëve të retinës në ndërhyrje të zakonshme dhe të ndërlikuara të kataraktit.
 

Çfarë Janë Kataraktet?

  • Katarakti është një turbullim i lentes së syrit. Lentja e syrit, normalisht është transparente dhe ndihmon në përqendrimin e dritës në retinë.
  • Humbja e transparencës së lenteve shkatërron pamjen e formuar nga syri, duke çuar në humbje të qartësisë, shkëlqim verbues dhe çrregullim.

Informacion mbi Procedurën

  • Kirurgjia e kataraktit është një procedurë një ditore, që zgjat afërsisht 15-20 minuta.
  • Kirurgjia e kataraktit kryhet duke përdorur anestezi lokale.
  • Kirurgjia e kataraktit është një procedure një ditore dhe pacientët kthehen në shtëpi pas ndërhyrjes. Nuk do mund të ktheheni vetë në shtëpi dhe këshillohet që të keni një mik ose të afërm me vete për t’ju ndihmuar. Vizita juaj e pare do të jetë një ditë pas ndërhyrjes.
  • Gjatë kirurgjisë së kataraktit, bëhen disa prerje të vogla në sy për të copëtuar lentet e turbullta duke përdorur energjinë e ultratingujve. Më pas vendoset në sy një lente zëvendësuese intraokulare akrilike dhe fiksohet përgjithmonë në vend.
  • Pjesës më të madhe të pacientëve u përmirësohet shikimi pas ndërhyrjes së kataraktit.