Korrigjimi i Presbiopisë

Mbi moshën 40 vjeç të gjithë fillojmë të kemi probleme me shikimin. Ata që më parë nuk kishin probleme me shikimin osë ishin dritëshkurtër, befas bëhen dritëgjatë dhe u duken “duart shumë të shkurtra”. Tashmë, përveç syzeve për lexim dhe punë në kompjuter, duhet të mbajnë syze edhe për të parë televizor, kur ngasin makinën, në kinema, etj. Aktivitetet sportive, qëndrimi në plazh gjatë verës dhe skijimi gjatë dimrit bëhen problematike.

Presbiopia mund të kurohet, që do të thotë se nuk do të keni më nevojë të mbani syze pasi t’i nënshtroheni ndërhyrjes për implantimin e thjerrëzës (lentes) multifokale intraokulare apo të thjerrëzës intraokulare me fokus të gjerë (Symfony). Ne jemi ndër klinikat lider në Europë përsa i përket përvojës në implantimin e lenteve multifokale dhe intraokulare me fokus të gjerë (më shumë se 6000). Ndërhyrja zgjat pak, është e sigurtë, efektive dhe pa dhembje. Pacienti mund t’i rikthehet përditshmërisë pas 3-5 ditëve.

Ne bashkëpunojmë me secilin nga pacientët në mënyrë individuale për të përzgjedhur thjerrëzat intraokulare në përputhje me nevojat dhe stilin e jetesës (punë në kompjuter, lexim, drejtim i makinës).

Ekzaminimi

Gjatë ekzaminimit, ne përcaktojmë mprehtësinë e shikimit, matim tensionin intraokular, studiojmë syrin me anë të biomikroskopit dhe më pas bëhet zgjerimi i bebëzave me pikat oftalmike.

Këto janë testet që ne kryejmë: me IOL master llogarisim fuqinë e thjerrëzës, më pas kapim topografinë e kornesë, kryejmë OCT të makulës (qendra e shikimit), ultratinguj dhe më tej matim numrin e qelizave endoteliale. Në fund kryhet një ekzaminim biomikroskopik i fundusit (pjesës së pasme të syrit) për të përcaktuar nëse ka ndonjë patologji.

Procedura dhe rikuperimi

Procedura për implantimin e thjerrëzave multifokale është shumë e thjeshtë dhe kryhet në kushte ambulatore, ku  aplikohen në sy pika anestezike lokale. Për një rehabilitim sa më të shpejtë, është mirë që lentet të zëvendësohen njëkohësisht në të dy sytë.

Cili është protokolli? Pacienti vjen në klinikë një orë para ndërhyrjes. Hidhen pika për të zgjeruar bebëzat dhe më pas po në të njëjtën formë aplikohet anestezia. Procedura zgjat rreth dhjetë minuta dhe është plotësisht pa dhimbje. Gjatë operacionit, me anë të metodës së aspirimit, pacientit i hiqet thjerrëza natyrale e ngurtë (që ka humbur funksionin e akomodimit) dhe e zëvendësojmë me një thjerrëz intraokulare përmes një prerjeje të vogël prej 2 mm, e cila vetë-shërohet, pa pasur nevojë të qepet. Thjerrëza intraokulare është e qëndrueshme dhe pas kësaj procedure pacientit nuk do t’i krijohet katarakti.

Shërimi dhe vizitat e kontrollit

Pesëmbëdhjetë minuta pas operacionit pacienti mund të dalë nga spitali, por duhet të shmangë çdo aktivitet fizik. Shikimi rikthehet shumë shpejt dhe pacienti kthehet në aktivitetet e tij të përditshme brenda pak ditësh. Gjatë rikuperimit është e nevojshme të aplikohen pikat oftalmike. Kontrollet kryhen në ditën e parë pas ndërhyrjes, shtatë ditë pas ndërhyrjes dhe tre javëve pas ndërhyrjes. Përsa i përket funksioneve vizuale, gjjatë kësaj periudhe nuk ka kufizime, por rekomandohet që pacienti të shmangë sforcot fizike. Është e ndaluar larja e syve me ujë rubineti në tre ditët e para dhe këshillohet të shmanget fërkimi i syrit, përkulja e tepërt dhe ngritja e peshave në muajin e parë pas ndërhyrjes.

Diagnostikimi dhe Teknologjia

IOL master është një pajisje që mat fuqinë e thjerrëzës që do të vendoset në sy gjatë ndërhyrjes. Në bazë të gjatësisë së syrit, vlerës keratometrike, thellësisë së dhomës së përparme dhe duke zbatuar disa formulave, llogaritet fuqia e thjerrëzës që do të implantohet.  Pacienti ulet, mbështet kokën në pajisje, e cila regjistron automatikisht të gjitha të dhënat e nevojshme. Ekzaminimi është pa dhimbje, zgjat 30 sekonda dhe rezultati del menjëherë i printuar.

ULTRASOUND + A scan  është një testim që kryhet për të parë brendësinë dhe gjatësinë e syrit. Ndërkohë që pacienti ulet në një karrige të rehatshme mjeku kontrollon dalëngadalë qepallën e sipërme dhe të poshtme me anë të një sonde me ultratinguj dhe kap imazhe të saj. Me A scan, është e nevojshme që syrit t’i jetë aplikuar anestezia para se të vendoset sonda në korne. Testi është pa dhimbje, jo i dëmshëm dhe zgjat vetëm pak minuta.

Topografia e kornesë është një testim që mundëson një pasqyrë të lakimit të sipërfaqes së përparme të kornesë dhe përcakton vlerën e astigmatizmit të saj. Pacienti ulet në pajisje, mbështet kokën dhe pajisja regjistron automatikisht të gjitha të dhënat e nevojshme. Ekzaminimi është pa dhimbje, zgjat disa sekonda dhe ezultati del menjëherë i printuar.

Mikroskopi endotelial është një test që llogarit numrin e qelizave endoteliale në korne. Pacienti ulet në pajisje, mbështet kokën dhe pajisja regjistron automatikisht të gjitha të dhënat e nevojshme. Ekzaminimi është pa dhimbje, zgjat disa sekonda dhe ezultati del menjëherë i printuar.