Kirurgjia e Lenteve Multifokale

Lente Intraokulare (IOL) Multifokale në Sy

Qëllimi kryesor i ndërhyrjes së kataraktit është heqja e lentes së turbullt, të shkaktuar nga katarakti dhe zëvendësimi i saj me një lente artificiale, duke rikthyer shikimin. Megjithëse pacientët kanë rezultate të mrekullueshme për shikimin nga larg, nuk ka përmirësim të shikimit nga afër dhe sërisht e kanë të nevojshme të përdorin size për leximin.

Sot, pacientët kanë mundësinë të përdorin lentet intraokulare multifokale (IOL) që rregullojnë shikimin nga afër, nga larg dhe distancat mes tyre. Ndryshe nga lentet multifokale të kontaktit, ato s’kanë nevojë për përkujdes të rregullt apo ndërrim.

Shumë pacientë që përdorin lente intraokulare multifokale tregojnë se nuk kanë nevojë të mbajnë syze pas ndërhyrjes së kataraktit dhe nëse po, mund t’u nevojiten syzet e leximit vetëm për gërma shumë të imta.

Arsyet pro dhe kundër mbi kirurgjinë e kataraktit dhe lenteve multifokale

Ashtu si çdo ndërhyrje, kirurgjia e kataraktit dhe e vendosjes së lenteve multifokale ka rreziqet e saj. Gjithmonë është mirë të vendosen në peshore arsyet pro dhe kundër dhe të mendohet vërtet se cili është zgjedhja më e mirë për qëllimet e stilit tuaj të jetës.

Arsyet pro

  • Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kanë të nevojshme të përdorin syze ose lente kontakti pas ndërhyrjes së kataraktit dhe vendosjes së lenteve multifokale për pjesën më të madhe të veprimtarive ditore.
  • Në të kundërt nga syzet apo lentet e kontaktit, të cilat kanë nevojë për receta të reja, rregullime apo zëvendësime, pacientët me lente intraokulare multifokale kanë rezultate afatgjata.

Arsyet kundër

  • Pacientët kanë më shumë mundësi të përjetojnë një ndriçim verbues ose aureola nga lentet intraokulare multifokale, veçanërisht gjatë natës.

Disa prej pacientëve mund të përjetojnë vështirësi në leximin në dritë të zbehtë ose mund të kenë ende nevojën e përdorimit të syzeve për lexim.