Keratokoni është një çrregullim progresiv, degjenerativ ku ndodh hollimi i kornesë. Forma e saj rrethore si kupolë nis të fryhet dhe merr formën e një koni. Ky proçes i hollimit dhe riformimit quhet ektasia e kornesë. Keratokoni është një tip i ektazisë korneale.
Kornea ndihmon në përthyerjen dhe përqendrimin e rrezeve të dritës në retinë. Çdo transformim i formës së saj shkakton probleme në shikim. Probleme të tilla si shikimi i paqartë dhe vështirësi në të parën e objekteve në distancë të largët dhe të afërt. Sa më i përparuar të jetë keratokoni, aq më i rëndë është dhe çrregullimi i shikimit.
Shkaktari i keratokonit nuk dihet me saktësi, por mendohet të jetë një komponent gjenetik. Kjo arsye e mundshme është temë e studimeve të tanishme.
Shmangni fërkimin e vazhdueshëm dhe të ashpër të syve, që mendohet të jetë një shkaktar për keratokonin.
Keratokoni lidhet gjithashtu me sëmundje të tjera, si glaukoma, ethet nga alergjia ndaj bimëve apo apnea e gjumit.
Keratokoni zakonisht përparon më shpejt te pacientët e rinj, gjë që tregon rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.
Topografia e Kornesë Keratokonike
Zbulimi i Keratokonit
Keratokoni zakonisht shfaqet gjatë adoleshencës dhe përparon shpejt tek adoleshentët dhe të rinjtë.
Kur optometristët vërejnë astigmatizëm dhe miopi që ndryshojnë me shpejtësi dhe turbullim të vazhdueshëm të shikimit, dyshojnë për prezencën e keratokonit. Mënyra më e mirë për të dalluar keratokonin është kryerja e një harte të saktë të kornesë që quhet Topografi.
Trajtimi për Keratokonin:
Në fazat e para të keratokonit, trajtimi i vetëm që duhet janë syzet me recetë për të rregulluar shikimin. Fatkeqësisht, keratokoni përkeqësohet, kështu që shikimi do të çrregullohet, ndonjëherë shumë shpejt.
Më poshtë janë disa nga trajtimet e tjera që mund t’ju rekomandojë oftalmologu juaj.
Lentet e Kontaktit
Mund të rekomandohen lente kontakti të ngurta (të forta) ose hibride dhe janë efektive në trajtimin e keratokonit për një periudhë të caktuar kohe. Janë të ndërtuara nga një material i veçantë që i bën të fshehin formën anormale të kornesë dhe të përmirësojnë shikimin. Lentet e kontaktit nuk e ndalojnë përkeqësimin e gjendjes dhe me kalimin e kohës nuk do të jenë më efektive.
Ndërlidhjet e Kolagjenit Korneal
Kirurgjia e ndërlidhjeve të kornesë mund të ndalojë përkeqsimin e keratokonit. Përfshin një kombinim të kolagjenit dhe riboflavinës (vitamina B2), që aktivizohen nga drita ultravioletë dhe forcojnë dukshëm ngurtësinë e kornesë.
Së pari, hiqet butësisht shtresa e sipërme e kornesë (epiteli). Më pas në korne vendosen kolagjeni dhe riboflavina dhe aplikohet drita UV për të aktivizuar përbërjen. Kjo bën që fijet e kolagjenit të ndërlidhen në korne dhe ta forcojnë. Trajtimi i shpejtë me ndërlidhjen e kolagjenit mund të ngadalësojë ose të ndalojë përkeqësimin e keratokonit.
Procedura zgjat rreth një orë dhe kryhet si procedurë ambulatore në klinikë. Pacientët ndjejnë disa shqetësime të vogla në periudhën pas ndërhyrjes.
Pas trajtimit, pacientit i vendosen lente kontakti që mbahen deri në tre ditë. Në syrin e trajtuar hidhen disa pika antibiotiku derisa sipërfaqja e syrit të shërohet. Më pas për rreth 3 javë përdoren pika steroide.
Ndërlidhja e kolagjenit korneal për keratokonin tani është me ujle në Medicare.
Transplanti i Kornesë
Këshillohet vetëm nëse janë ezauruar të gjitha mundësitë e tjera të trajtimit. Rreth 10-20% të pacientëve u nevojitet transplanti i kornesë.
Ka dy lloje të transplanteve të kornesë, me trashësi të pjesshme dhe trashësi të plotë (depërtuese). Kjo e fundit këshillohet për pacientët me keratokon.
Transplanti i kornesë është një proçedure e ndërlikuar dhe kërkon shtrimin një ditor. Kryhet nën anestezi lokale me mundësinë e sedacionit. Gjatë ndërhyrjes, kirurgu heq pjesën anormale të kornesë dhe e zëvendëson me kornenë e dhuruesit, që qepet aty. Qepjet hiqen më vonë. Qelizat e kornesë me kalimin e kohës do të rriten dhe do të bashkohen me indin e kornesë së dhuruesit.
Shërimi i plotë nga kjo ndërhyrje e keratokonit zgjat deri në një vit.