Injektimi Intravitreal nga doktori i syrit

Pse Duhet Zgjedhur Dr. Taneja?

  • Dr. Taneja ka përvojë të gjerë në kryerjen e injektimeve intravitreale për trajtimin e një sërë sëmundjesh, që përfshijnë degjenerimin makular, bllokimin e venave të retinës dhe sëmundjen diabetike të syrit.

Informacion mbi Procedurën

  • Injektimet intravitreale kryhen në dhoma dhe në dispozicion të pacientëve janë shumë lloje anestezie në mënyrë që të pakësohet çdo shqetësim gjatë procedures.

Degjenerimi Makular

  • Degjenerimi makular është arsyeja më e shpeshtë e humbjes së pakthyeshme të shikimit dhe ndodh kur retina qendrore pëson ndryshime degjenerative.
  • Degjenerimi makular ndahet në dy lloje: eksudativ (“i lagësht”) dhe jo-eksudativ (“i thatë”).
  • Degjenerimi makular i lagësht mund të shkaktojë humbje të papritur dhe të menjëherëshmë të shikimit, ndërsa degjenerimi makular i thatë kryesisht shkakton një humbje graduale të shikimit.
  • Sot, trajtimi aktiv është i mundur për degjenerimin makular të lagësht. Ndërhyrja më e zakonshme është injektimi intravitreal i agjentëve si anti-faktori i rritjes endoteliale vaskulare (anti-VEGF).
  • Injeksioni intravitreal përfshin mpirjen e syrit me anestezi, pastrimin e thellë të sipërfaqes së syrit dhe lëkurës përreth me një përbërje antiseptike të ndjekur nga një injektim në sy me një gjilpërë të imët. Pacientëve u këshillohet që të mos i japin makinës vetë për t’u kthyer në shtëpi pas ndërhyrjes.
  • Më shumë se 90% e pacientëve që kryejnë injektime ruajnë shikimin dhe rreth 40-50% të tyre u përmirësohet aftësia për të dalluar objektet.

Bllokimi i Venave të Retinës

  • Bllokimi i venave të retinës ndodh kur bllokohen enët që nxjerrin gjakun nga retina. Mund të bllokohet vena kryesore (“bllokimi i venës qendrore të retinës”) ose një nga degët më të holla të kësaj vene (“bllokimi i venave retinale anësore”).
  • Humbja e shikimit mund të jetë për shkak të ënjtjes së mëtejme makulare (edemës) ose për shkak të mos furnizimit me gjak (ishemisë).
  • Pacientët me humbje të shikimit prej bllokimit të venave të retinës mund të përmirësohen nga trajtimi aktiv si injektimi intravitreal, lazeri ose vitrektomia.
  • Për pacientët me edemë makulare, injektimi intravitreal ka dëshmuar se është më efektiv se trajtimi tradicional (lazeri në bllokimin e venave anësore dhe vëzhgimi në bllokimin e venave qendrore). Injektimi intravitreal rrit probabilitetin e përmirësimit rreth 2 deri në 3 herë më shumë se trajtimi tradicional.
  • Ndonjëherë, mund të krijohen enë të reja gjaku në sipërfaqen e retinës: kjo mund të shkaktojë hemorragji në xhelin e trupit qelqor ose shkëputje mekanike të retinës nga tërheqja e sipërfaqes së saj. Këta pacientë përmirësohen nga injektimi intravitreal, lazeri ose vitrektomia.
  • Rrallëherë, enët e reja të gjakut mund të bllokojnë proçesin e drenazhit të syrit. Kjo sjell rritje të presionit të brenshëm të syrit dhe quhet glaukoma neovaskulare. Sipas fazës dhe shpejtësisië së krijimit të enëve të gjakut, ka disa mundësi trajtimi. Injektimi intravitreal kryhet në një afat të shkurtër për të fituar kohë duke ndalur përkohësisht enët e reja, por duhet dhe një trajtim i mëtejshëm. Mund të jetë lazeri ose kirurgjia.

Sëmundja Diabetike e Syrit

  • Sëmundja diabetike e syrit është arsyeja kryesore e humbjes së shikimit tek ata në moshë punëtore. Shkalla e humbjes së shikimit po ulet si pasojë e përmirësimit të diagnostikimit dhe trajtimit.
  • Diabeti e prek syrin në shumë forma. Mund të prekë enët e gjakut të retinës si dhe qelizat nervore që gjenden në retinë.
  • Trajtimi është për pacientët që kanë enjtje makulare (edemë makulare diabetike) ose për ata me formim të enëve të reja të gjakut në sy (neovaskularizim).
  • Sipas natyrës së ndryshimeve, trajtimi mund të jetë terapia intravitreale me një agjent si anti-faktori i rritjes endoteliale vaskulare (anti-VEGF), lazeri ose vitrektomia.
  • Injeksioni intravitreal përfshin mpirjen e syrit me anestezi, pastrimin e thellë të sipërfaqes së syrit dhe lëkurës përreth me një përbërje antiseptike të ndjekur nga një injektim në sy me një gjilpërë të imët. Pacientëve u këshillohet që të mos i japin makinës vetë për t’u kthyer në shtëpi pas ndërhyrjes.
  • Lazeri kryhet në dhoma dhe bëhet me përqendrimin e një drite lazeri të gjelbër në retinë. Kjo shkakton ngrohjen e indit të retinës. Megjithëse përdoret anestezi topike, disa pacientë ndjejnë dhimbje në momentin e aplikimit të lazerit, por për pjesën më të madhe shqetësimi është shumë i vogël. Për pacientët që kanë shqetësime të mëdha ose për ata që duhet t’i nënshtrohen lazerit më shpesh, kryerja e procedurës bëhet në spital me anestezi lokale me sedacion.
  • Vitrektomia është një ndërhyrje ku krijohen disa mikro-vrima, në të cilën hiqet xheli i trupit qelqor.Në rastin e diabetit, në të njëjtën kohë duhet të hiqet nga syri dhe indi qe mbetet. Vitrektomia kryhet në spitale të akredituara dhe kërkon shtrimin gjatë natës.