Në Indian Eye Institute dhe Laser Center kryhen ndërhyrje kirurgjikale për të gjitha llojet e strabizmit (horizontal, vertikal, paralitik, nistagmus, shikim të dyfishtë) tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Gjithashtu, me anë të një anestezie të përgjithshme afatshkurtër, ne kryejmë ndërhyrje të hapjes së kanalit të lotit tek fëmijët. Metodat dhe teknikat tona kirurgjikale bashkëkohore janë të njëjta me ato që përdoren në qendrat më të mira botërore.
Ekzaminimi i fëmijëve
Ekzaminimi i syve tek fëmijët zgjat dy orë dhe përfshin:
- Vlerësimi i mprehtësisë vizuale në distancë të afërt dhe të largët
- Testi për strabizëm dhe stereopsis
- Zmadhimi i bebëzave të syrit dhe vlerësimi i dioptrisë
- Ekzaminim i plotë i segmentit okular anterior dhe posterior.
Metodat për vlerësimin e mprehtësisë vizuale janë të ndryshme në varësi të moshës së pacientit. Për të bërë vlerësimin tek foshnjet përdoren disa karta specifike me motive dhe shihet se cila madhësi tërheq vëmendjen e foshnjës, më pas rezultati krahasohet me rezultatet e përshkruara të asaj moshe.
Për fëmijët 3-5 vjeç vlerësimi bëhet me anë të disa simboleve të vogla (simbolet Lea) të cilat lëvizin me të njëjtin progresion gjeometrik si shkronjat dhe numrat për të rriturit. Për të patur rezultate më të sakta, duhet parë nëse fëmija është i aftë të njohë simbolet e vogla në distancë të afërt dhe të largët. Të njëjtat tabela shkronjash përdoren për fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit.
Statusi ortoptik i fëmijës është pjesë e domosdoshme e ekzaminimin të tij dhe është po aq i rëndësishëm edhe për të rriturit që kanë strabizëm. Ai shërben për të vlerësuar gjendjen aktuale, lëvizshmërinë dhe bashkëpunimin mes të dy syve. Në këtë pikë të ekzaminimit matet këndi i devijimit, përcaktohet lloji i strabizmit dhe anomalitë e shikimit binokular (aftësia e fëmijës për të përdorur të dy sytë), ambliopia (syri dembel) dhe nistagmusin (lëvizje e pavullnetshme e syrit). Zhvillimi i stereopsis (shikimi 3D) vleresohet me anë të stereo testeve (testi Titmus dhe testi Lang). Në këtë pikë të ekzaminimit, tek fëmijët ose të rriturit që kanë nistagmus (lëvizje e pavullnetshme e syrit) kryen disa matje shtesë.
Procedura e vlerësimit të refraksionit objektiv të fëmijës ndryshon disi nga ajo e të rriturve për shkak të përshtatshmërisë (akomodimit) të syrit të fëmijëve, ku ndonjëherë fshihen dioptri edhe më të larta. Për të shmangur këtë, është e nevojshme të zgjerohet bebëza, e cila arrihet me vendosjen disa herë të pikave oftalmike. E gjithë procedura zgjat rreth një orë. Këshillohet që fëmijët të parapërgatiten në shtëpi për faktin se do të hidhen pika në sytë e tyre dhe se do të kenë një shikim të paqartë pas ekzaminimit (kjo mund të zgjasë nga disa orë deri në një ditë). Pasi bebëzat të jenë zgjeruar plotësisht, bëhet retinoskopia, tepër e rëndësishme për vlerësimin e një dioptrie të mundshme të fshehur ose shqetësime të tjera të shikimit. Bashkëpunimi i fëmijës sigurisht që është i nevojshëm për të përcaktuar mprehtësinë vizuale, por dioptria objektive mund të përcaktohet edhe për fëmijët e një moshe të më të vogël me shumë lehtësi.
Për të vlerësuar dioptrinë objektive tek fëmijët, ne përdorim refraktometrin Plusoptix, i përshtatur posaçërisht për fëmijë.
Segmenti i përparmë i syrit ekzaminohet me anë të një llambe me prerje me mikroskop për të parë nëse ka prezencë inflamacioni, alergjie apo anomali të ndryshme anatomike. Nëpërmjet ekzaminimit të segmentit të pasmë të syrit (retinës) bëhet edhe kontrolli tërësor i syrit.
Strabizmi: Ekzaminimet
Ekzaminimet që kryhen për të diagnostikuar një strabizëm të mundshëm janë: Kontroll i plotë i syrit që konsiston në vlerësimin e mprehtësisë së shikimit, përcaktimin e dioptrisë me anë të refraktometrit automatik, kontrollin e tensionit të syrit (matjen e tensionit intraokular), ekzaminimin e segmentit të përparmë të syrit në një llambë me prerje, testi i sekretimit të lotit (testi i Schirmer-it), më pas bëhet zgjerimi i bebëzave për të ekzaminuar nervin optik dhe retinën për të përcaktuar dioptrinë objektive.
Ekzaminimi i strabizmit përfshin përcaktimin e statusit ortoptik. Ekzaminimi duhet të bëhet për fëmijët ashtu edhe për pacientët me strabizëm. Me anë të statusit ortoptik mundësohet vlerësimi i pozicionit, lëvizshmërisë dhe bashkëpunimit mes të dy syve. Në këtë moment përcaktohet lloji i strabizmit dhe matet këndi i devijimit. Këndi matet nga prizmat në dioptrat e prizmit (PD). Duhet të matet në distancë të afërt dhe të largët dhe në të gjitha drejtimet e shikimit.
Bëhet kontrolli i lëvizshmërisë për secilin sy (duksioni), si dhe lëvizja e koordinuar e të dy syve (versionet dhe vergjencat). Hapi i rradhës është vlerësimi i shkallës së shikimit binokular (bashkëpunimi i duhur i të dy syve në krijimin e një imazhi stereo – testi Bagolini, testi Titmus, testi Lang).
Kur është e nevojshme, kryhet testimi për shikim të dyfishtë. Matja e akomodimit (rregullim i syve për shikim nga afër) bëhet kur nevojitet një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar strabizmin. Ndërkohë simulimi dhe kontrolli i pozicionit të planifikuar të syrit janë kryer para ndërhyrjes.
Ndërhyrja dhe rikuperimi
Ndërhyrjet kirurgjikale në sy tek fëmijët kryhen me anestezi të përgjithshme. Fëmija paraqitet për t’u futur në sallën operatore duke respektuar kohën e qëndrimit pa konsumuar ushqim dhe pije, si dhe të ketë kryer të gjitha testet laboratorike që duhen për anestezinë e përgjithshme. Para procedurës, anesteziologu bisedon me prindërit në lidhje me shëndetin e përgjithshëm të fëmijës, historikun e sëmundjeve të tij dhe më pas i referohet rezultateve laboratorike. Vetëm pasi të ekzaminohet nga një anesteziolog, fëmija është gati për ndërhyrje.
A mund të qëndrojnë prindërit me fëmijën në spital gjatë rikuperimit pas-operator?
Pas ndërhyrjes, njëri nga prindërit qëndron në dhomë me fëmijën. Në varësi të llojit të ndërhyrjes, fëmija qëndron në klinikë deri të nesërmen e operacionit ose mund të largohet pas disa orëve. Në të dyja rastet njëri nga prindërit qëndron me fëmijën.
Si duhet të kujdesemi pas ndërhyrjes kirurgjikale?
Në të shumtën e rasteve, pas ndërhyrjes fëmija duhet të mbajë një fashë mbi syrin e operuar. Prindërit duhet të jenë tepër të vëmendshëm që fëmija të mos heqë fashën ose të mos fërkojë syrin.
Gjatë fazës së shërimit, fëmija duhet të hedhë pika oftalmike në syrin e operuar për një periudhë të caktuar kohore në varësi të llojit të operacionit. Prindërit duhet të kenë kujdes të veçantë që terapia e përshkruar të zbatohet me përpikmëri.
Sa të shpeshta janë vizitat e rikontrollit?
Vizita e parë e rikontrollit kryhet menjëherë një ditë pas ndërhyrjes, ndërsa vizitat pasuese caktohen në varësi të llojit të ndërhyrjes, zakonisht një ose dy javë pas operacionit.
Diagnoza dhe Teknologjia
Pediatric Binocular Autorefractor Plusoptix
Pediatric Binocular Autorefractor Plusoptix është një pajisje e domosdoshme për përcaktimin e gjendjes refraktive të syrit. Është ideuar dhe përshtatur posaçërisht për fëmijët e vegjël dhe foshnjat. Mund të përdoret edhe tek pacientët me nevoja të veçanta. Kjo pajisje mat shkallën e devijimit dhe shkallën e thyerjes me një matje të vetme në një distancë prej një metri. Përveç dioptrisë, ajo mat madhësinë dhe distancën e bebëzës, si dhe refleksin e kornesë. Procedura është shumë e thjeshtë, fëmija duhet të shikojë në kamerë vetëm për 0.8 sekonda. Gjatë kësaj kohe pajisja ndizet dhe lëshon tinguj që tërheqin vëmendjen e fëmijës.
Pajisjet që nevojiten për ndërhyrjen e kataraktës
Për ndërhyrjet kirurgjikale të kataraktës tek fëmijët përdoret plaforma më e fundit ultrasound Alcon Infinity.
Sinoptofor
Pajisje që diagnostikon dhe trajton disbalancën e muskujve të syrit.
Maddox Cross and Prisms
Pajisje diagnostike për matjen e këndit të devijimit dhe llogaritjen para ndërhyrjes kirurgjikale të strabizmit.