Kirurgjia Plastike

Ndërhyrjet kirurgjikale për të rikthyer funksionin normal të qepallave

Ndryshimet degjenerative të qepallave nuk janë vetëm një çështje estetike. Shpesh këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme serioze dhe të përhershme në segmentin e përparmë të syrit. Kirurgët tanë kryejnë të gjitha llojet e ndërhyrjeve në qepalla për të mundësuar funksionimin normal të syrit. Operacioni bëhet me anestezi lokale dhe pacientët mund të dalin nga spitali po në të njëjtën ditë. Me kalimin e moshës, lëkura e qepallave bëhet më e hollë, më pak elastike, humbja e fuqisë mbështetëse e indit lidhor shkakton prolaps të indit dhjamor dhe hollimi i tendinave të muskujve bën që kapakët e syrit të bien (ptozë). Lëkura e tepërt që varet mbi kufirin e kapakut të syrit shkakton dermatokalazë të qepallës së sipërme dhe të poshtme, ndërsa humbja e funksionit mbështetës të indit çon në kthimin nga jashtë ose nga brenda të kufirit të qepallës, që njihet si ektropion dhe entropion.  Lëvizja e përditshme dhe e përsëritur e  muskujve të fytyrës (rrudhja e vetullave, habia, e qeshura) krijon rrudha në ballë, midis vetullave dhe në këndin e jashtëm të syrit. Për të korrigjuar ndryshimet që pëson fytyra me kalimin e moshës, ne ofrojmë ndërhyrje kirurgjikale dhe jokirurgjikale mini-invazive (Botox, fillera dermal). Ne trajtojmë me metoda kirurgjikale blefarohalazën e qepallave të sipërme e të poshtme, si dhe ptoza të natyrave të ndryshme. Prerja bëhet në brazdat natyrale (rrudhat e lëkurës) të qepallës së syrit në mënyrë që shenja të mos duket dhe lëkura e tepërt të hiqet. Në rast se është e nevojshme të korrigjohet pozicioni i kapakut, kryhet një ndërhyrje për ta kthyer në pozicionin e kërkuar (ptosis). Kështu, duke pasur parasysh të gjitha këto, ne sot kemi shumë mundësi të dukemi dhe të ndihemi të rinj për një kohë të gjatë në të ardhmen.

Pse duhet të zgjidhni Indian Eye Institute and Laser Center?

  • Të gjitha ndërhyrjet kryhen në kohën më të shkurtër të mundshme pa lista pritjeje
  • Tek ne kryhen ndërhyrje të qepallave për rikthimin e funksionit të tyre dhe për t’ju dhuruar një pamje më rinore
  • Trajtimi i diplopisë dhe ekzoftalmosit (e njohur dhe si “syri i fryrë”) në pacientët me probleme të gjendrës tiroide.
  • Përdorimi i Botox-it për arsye mjekësore (blefarospazma) dhe estetike
  • Heqje e tumoreve dhe kirurgji rikonstruktive për qepallat dhe lëkurën përreth syrit
  • Trajtimi i anomalive kongjenitale të qepallave tek fëmijët (ptoza kongjenitale – qepalla e rënë, përmbysja e qepallës)
  • Operacionet e kanaleve të lotit (rindërtimi i kanalit të lotit dhe kockës)

Ekzaminimi

Pacientët që hasin vështirësi me qepallat u nënshtrohen këtyre ekzaminimeve: Kontroll i  plotë i syrit që konsiston në vlerësimin e mprehtësisë së shikimit, vlerësim i gabimit refraktiv (dioptisë) me anë të refraktometrit automatik; tonometria (matjea e tensionit intraokular IOP); ekzaminim i segmentit të përparmë të syrit në një llambë me prerje, testi i sekretimit të lotit (testi i Schirmer-it); më pas bëhet zgjerimi i bebëzave për të ekzaminuar retinën dhe nervin optik dhe përcaktimin e dioptrisë objektive.

Po ashtu, është e nevojshme të vlerësohet pozicioni dhe funksioni i qepallave. Gjatë ekzaminimit matet edhe lartësia dhe gjatësia e fisurës palpebrale, si dhe distanca e qepallës së sipërme dhe të poshtme nga refleksi i dritës në korne (MRD1 dhe MRD2), muskulit që ngre qepallën dhe elasticitetin e qepallës. Duke qenë se muskujt që lëvizin syrin janë të lidhur me muskulin që ngrene qepallën, në pacientë të tillë shpesh është e nevojshme të kontrollohet nëse të gjithë muskujt që lëvizin syrit lëvizin dhe funksionojnë siç duhet. Gjithashtu matet pozicioni i zverkut të syrit në raport me strukturat përreth (qepallë dhe kockë).

 

Në kirurgjinë plastike dhe rikonstruktive ekzaminimi oftalmologjik zgjat rreth një orë.

Ndërhyrja dhe Rikuperimi

Ndërhyrja kirurgjikale plastike kryhet në një klinikë ambulatore nën anestezi lokale. Në varësi të llojit të ndërhyrjes, procedura mund të zgjasë nga disa minuta (heqja e lythave ose kisteve) deri në gjysmë ore për operacionin e ngritjes së qepallave. Pas ndërhyrjes pacienti shkon në shtëpi.

Pas ndërhyrjes

Pas ndërhyrjes, pacienti do të mbajë një fashë mbi pjesën e operuar të qepallës, e cila zakonisht nuk pengon shikimin. Shpesh është e nevojshme të vendosni kompresa të ftohta dhe pomadë antibiotike, sipas rekomandimeve të mjekut. Disa pacientë mund të kenë një mavijosje të zonës e cila zhduket për 7-10 ditë.

Sa të shpeshta janë vizitat pas ndërhyrjes?

Zakonisht vizita e parë caktohet të nesërmen e ndërhyrjes, ndërsa të tjerat varen nga lloji i ndërhyrjes. Në të shumtën e rasteve vizitat e rradhës planifikohen të kryhen 1-2 jave pas ndërhyjes. Heqja e qepjeve bëhet pas 7-10 ditëve në një klinikë ambulatore dhe është plotësisht pa dhembje. Për të parë rezultatin real të ndërhyrjes nevojiten të kalojnë disa javë rehabilitim.