Kirurgjia e Pterygiumit

Një Pterygium që Rritet në Korne

Pterygiumi është një rritje trekëndore që nis në indin e pastër të syrit dhe që mund të përhapet në korne.

Quhet pterygium sepse ngjason si një krah i vogël.

Kjo rritje beninje mund të jetë në njërin ose në të dy sytë. Ndodh më shpesh tek njerëzit që kalojnë shumë kohë

në diell, si ata që punojnë jashtë ose ata që qëndrojnë gjatë në ujë. Në Australi quhet “Syri i sërfistëve”.

Rritja nuk është e dhimbshme, mund të jetë me sipërfaqe të ngritur dhe të përmbajë enë gjaku. Mund të shkaktojë irritim dhe të ndikojë në shikim nëse rritet në korne.

Trajtimi

Kur jeni jashtë, mbani syze dielli cilësore, të përshtatura, siç rekomandohet nga optometristi.

Një kapele me strehë të gjerë do t’ju mbrojë sytë nga ekspozimi ndaj diellit dhe erës.